Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Sarandë

Bombola e gazit ndodhej në ballkonin e banesës në momentin që ka shpërthyer duke shkaktuar dëme të shumë materiale.

29 Tetor 2022, 16:13 Nga F.M
Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Sarandë
Bombola e shpërthyer

SARANDË- Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen nr.4 në Sarandë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në banesën e shtetasit Mikel Steriopulli.

Bombola e gazit ndodhej në ballkonin e banesës në momentin që ka shpërthyer duke shkaktuar dëme të shumë materiale. Siç shihet edhe në foto, i gjithë muri është dëmtuar, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar nga ky shpërthim.

Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka shuar flakët.

sarande shperthen bombola ne sarande

Sondazh

Poll