Aktualitet

VIDEO/ Sekuestrohen 45 kg drogë në kufirin greko-shqiptar, arrestohen dy shqiptarë (DETAJE)

Një automjet është pikasur nga policia greke afër kufirit të gjelbër. Shenjës për të ndaluar mjeti nuk i është bindur, madje ka shtuar shpejtësinë dhe është larguar dhe është arritur të kapet në Grevena.

29 Tetor 2022, 14:38 Nga A.B
VIDEO/ Sekuestrohen 45 kg drogë në kufirin greko-shqiptar, arrestohen
Droga

GREQI- Dy shqiptarë të moshave 22 dhe 27-vjeç, janë arrestuar nga policia në kufirin greko-shqiptar, pasi janë kapur me drogë. Policia sekuestri mbi 45 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, pas operacionit që u ndërmor nga policia greke në Grevena. Një automjet është pikasur nga policia greke afër kufirit të gjelbër. Shenjës për të ndaluar mjeti nuk i është bindur, madje ka shtuar shpejtësinë dhe është larguar dhe është arritur të kapet në Grevena.

Brenda në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta që përmbanin 45 pako me 45 kg 650 gram marijuanë.

Janë sekuestruar dhe 4 celularë me 4 karta SIM si dhe 930 euro.

sekuestrohen droge ne kufirin greko-shqiptar droge greqi

Sondazh

Poll