Aktualitet

ELBASAN/ Administratori i fasonerisë shet mallrat e firmës me vlerë 24.000 euro

I riu, i identifikuar me inicialet F.T., u kallëzua nga administratorja tjetër e të njëjtës firmë pasi shiti mallrat që ishin të destinuara për tregun italian. 

29 Tetor 2022, 15:23 Nga k.m.
ELBASAN/ Administratori i fasonerisë shet mallrat e firmës me
Foto ilustruese

ELBASAN- Një 36-vjeçar është arrestuar sepse shiti materialet e firmës ku ishte administrator duke shkaktuar dëm ekonomik me vlerë 24.000 euro. I riu, i identifikuar me inicialet F.T., u kallëzua nga administratorja tjetër e të njëjtës firmë pasi shiti mallrat që ishin të destinuara për tregun italian. 

"F. T., 36 vjeç, banues në Elbasan u kallëzua nga administratorja tjetër e të njëjtës firmë. Mallrat e shitur në mënyrë të kundërligjshme ishin nën regjim të përkohshëm nga autoritetet doganore shqiptare dhe të destinuara për t’u shitur në tregun italian. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme, ku do të ndiqet për veprën penale "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë,”- njoftoi Policia e Elbasanit.

elbasan policia e shtetit

Sondazh

Poll