Aktualitet

FOTO- Ra nga pema duke mbledhur ullinj, 62-vjeçari ishte pedagog në Universitetin e Gjirokastrës

Ai ka qënë pedagog në universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër, me titullin profesor doktor.

29 Tetor 2022, 14:15 Nga A.B
FOTO- Ra nga pema duke mbledhur ullinj, 62-vjeçari ishte pedagog në
Gëzim Redhi

SARANDË- 62-vjeçari i cili humbi jetën sot në Ksamil teksa ishte duke mbledhur ullinj, është 62-vjeçari Gëzim Redhi. Ai ka qënë pedagog në universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër, me titullin profesor doktor.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen nr.1, Ksamil, ku Redhi ka një shtëpi të vogël për pushime verore dhe 2 rrënjë ullinj, të cilat po i mblidhte me familjarë të tjerë. Dyshohet se ai është rrëzuar aksidentalisht nga pema dhe ka ndërruar jetë. 

Një vdekje e ngjashme ndodhi edhe në Vlorë, ku një burrë humbi jetën pasi u rrëzua nga pema teksa ishte duke mbledhur ullinj.

gëzim redhi

Sondazh

Poll