Aktualitet

Qëlloi me armë zjarri në ajër, 32-vjeçarit nga Lezha i gjendet kallashnikov e pistoleta, vihet në pranga

32-vjeçari, i cili kishte armët pa leje, qëllonte në ajër me to, duke shqetësuar personat që jetonin pranë tij. Pas marrjes së informacionit, policia ndaloi të riun i cili banon në fshatin Spiten të Lezhës.

29 Tetor 2022, 14:48 Nga A.B
Qëlloi me armë zjarri në ajër, 32-vjeçarit nga Lezha
Arma

LEZHË- Alfred Paci është arrestuar nga policia në kuadër të operacionit të koduar 'Spiten'. 32-vjeçari, i cili kishte armët pa leje, qëllonte në ajër me to, duke shqetësuar personat që jetonin pranë tij. Pas marrjes së informacionit, policia ndaloi të riun i cili banon në fshatin Spiten të Lezhës. Në banesë, Pacit iu zbuluan kallashnikov dhe pistoletë pa leje. Paci do të hetohet për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe municionit" dhe "Prishja e rendit dhe e qetësisë publike".

NJOFTIMI I POLICISË:

Lezhë /Finalizohet operacioni policor i koduar “Spiten'', i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Lezhë.
Vihet në pranga një 32-vjeçar që posedonte pa leje, 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë), të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve që posedojnë armë, në mënyrë të kundërligjshme, shërbimet e Policisë, mbështetur me inteligjencë informative se një shtetas mbante në banesë, armë zjarri pa leje dhe qëllonte në ajër, me to, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Spiten”, si rezultat i të cilit është arrestuar në flagrancë shtetasi: -A. P., 32 vjeç, banues në Spiten, për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe municionit" dhe "Prishja e rendit dhe e qetësisë publike".

Në bazë të informacioneve të marra rezulton se 32-vjeçari, në fshatin Spiten, Lezhë, kishte qëlluar në ajër, me armët e zjarrit që posedonte pa leje. Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë). Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

alfred paci arrestim ne lezhe lezhe

Sondazh

Poll