Politike

Rama me strukturat në Lezhë, zbardhen porositë. Nesër mbledhje Kryesie dhe shkarkime

27 Gusht 2019, 12:15 Nga DOSJA
Rama me strukturat në Lezhë, zbardhen porositë. Nesër

LEZHË– Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar sot një takim me strukturat e Partisë Socialiste për veriun në Lezhë. Në fokus të takimit, bëjnë me dije burime nga PS është zëvendësimi i kryebashkiakut të dorëhequr të Shkodrës, Valdrin Pjetri. Po të njëjtat burime shtojnë se kjo temë është diskutuar, por ende vendi i Valdrinit si drejtues qarku do të qëndrojë bosh. 

Në takim ishte i pranishëm ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj si drejtues i PS në Lezhë dhe Safet Gjici, si drejtues i PS në Kukës, si dhe Taulant Balla. Burime nga mbledhja shtojnë se Rama është treguar i ashpër më drejtorët rajonalë në Shkodër, ku tha se të gjithë do të shkarkohen, pasi sipas tij janë të paaftë. Më tej mësohet se nesër në selinë e PS do të ketë lëvizje, pasi do të zhvillohet një mbledhje kryesie. 

Pjetri u emërua në asamblenë e 23 korrikut, si drejtues i PS për qarkun e Shkodrës, duke zëvendësuar në këtë post ish-ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Valdrin Pjetri dha dorëheqjen pas akuzave nga PD se ai kishte fshehur një dënim për trafik droge në vitin 2003 në Itali. I zgjedhuri i 30 qershorit tha se nuk mund të merrte detyrën pa sqaruar të shkuarën e tij. Ndërkohë që sot, PD shton akuzat për Pjerin Ndreun dhe Agim Kajmakun, ende s’ka një emër të artikuluar publikisht se kush do të jetë zëvendësuesi i Pjetrit.

(A.B. F.G. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama në lezhë valdrin pjetri edi rama në lezhë valdrin pjetri

Sondazh

Poll