Art&Argëtim

Shuhet Jerry Lee Lewis, ikona e Rock n’Roll

Gruaja e tij e shtatë, Judith, ishte pranë tij kur ai vdiq dhe Lewis i tha asaj, në ditët e tij të fundit, se ai e mirëpriti botën e përtejme dhe se ai nuk kishte frikë.

28 Tetor 2022, 22:35 Nga I.A
Shuhet Jerry Lee Lewis, ikona e Rock n’Roll
Jerry Lee Lewis

SHBA- Jerry Lee Lewis, këngëtari me piano, që elektrizoi Rock n'Rollin e hershëm me hite si "Great Balls of Fire" dhe "Whole Lotta Shakin' Goin' On" përpara se skandali martesor të prishte karrierën e tij, ka humbur jetwn nw moshwn 87-vjeçare.

Lewis vdiq në shtëpinë e tij në Desoto County, Mississippi, në jug të Memphis. Gruaja e tij e shtatë, Judith, ishte pranë tij kur ai vdiq dhe Lewis i tha asaj, në ditët e tij të fundit, se ai e mirëpriti botën e përtejme dhe se ai nuk kishte frikë.

Së bashku me Chuck Berry, Elvis Presley dhe të tjerë, Lewis ishte një nga figurat kryesore të epokës së rok-it të viteve 1950 dhe një mjeshtër showman i mbiquajtur "Vrasësi" performancat e të cilit i çuan fansat e rinj në sulme spazmatike.

Në vitin 1957, falë hiteve të tilla si "Great Balls of Fire", Lewis ishte i famshëm ndërkombëtarisht. Por stili i tij i zjarrtë dhe teksti sugjestionues bëri që disa radio stacione të bojkotojnë këngët e tij.

jerry lee lewis

Sondazh

Poll