Art&Argëtim

Podcasti i Meghan Markle nominohet për People’s Choice Award

Fituesit e çmimeve People’s Choice zgjidhen nga publiku. Podkasti i Dukeshës do të duhet të konkurrojë me podkastet: “Anything Goes ëith Emma Chemberlain”, “Armchair Expert with Dax Shepard”, “Call Her Daddy”, “Conan O “Brian Needs A Friend”, “Not Skinny Por Not Fat”, “SmartLess” dhe “Why Won't You Date Me? with Nicole Byer".

28 Tetor 2022, 15:01 Nga e.k
Podcasti i Meghan Markle nominohet për People’s Choice Award
Meghan Markle

SHBA- Podcasti i organizuar nga Meghan Markle i titulluar “Achetypes”, u nominua në kategorinë “Podcasti më i mirë pop i vitit 2022”. Në episodin e fundit të podcast-it, Meghan priti aktoren Issa Rae dhe komedianin Ziëe Fumudoh. Treshja diskutoi stereotipin e “gruas së  vështirë”. Gjithashtu u fol dhe për nevojën që ish aktorja kishte të vendoste kufij.

“Ju lejohet të vendosni një kufi. Ju lejohet të jeni të qartë,” tha Markle.

“Kjo nuk ju bën kërkuese. Nuk të bën të keqe apo të vështirë, Të bën të qartë", shtoi ajo. 

Fituesit e çmimeve People’s Choice zgjidhen nga publiku. Podkasti i Dukeshës do të duhet të konkurrojë me podkastet: “Anything Goes ëith Emma Chemberlain”, “Armchair Expert with Dax Shepard”, “Call Her Daddy”, “Conan O “Brian Needs A Friend”, “Not Skinny Por Not Fat”, “SmartLess” dhe “Why Won't You Date Me? with Nicole Byer".

"Ajo që është kaq e bukur është të shikosh trashëgiminë që ajo ishte në gjendje të linte në kaq shumë fronte. Sigurisht, për sa i përket lidershipit femëror, ajo është shembulli më i ndritshëm", tha Meghan kur u pyet për raportin me Mbretëreshën Elisabeth II.

meghan markle

Sondazh

Poll