Art&Argëtim

Elsa Lila merr pjesë në Festivalin e RTSH-së! Shpallet lista e këngëtarëve pjesëmarrës, mes tyre dhe Fifi

Elsa Lila është zyrtarisht një nga 26 këngëtarët e përzgjedhur, për edicionin e 61 të Festivalit të Këngës në RTSH.

27 Tetor 2022, 22:14 Nga k.m.
Elsa Lila merr pjesë në Festivalin e RTSH-së! Shpallet lista e
Foto ilustruese

TIRANË- Pas problemeve që kishte me drejtësinë italiane e pasi mori pafajësinë, këngëtarja Elsa Lila rikthehet në Shqipëri. Ajo është zyrtarisht një nga 26 këngëtarët e përzgjedhur, për edicionin e 61 të Festivalit të Këngës në RTSH. Në listën e publikuar, bëhet i ditur edhe titulli i këngës së artistes që është në italisht, "Evita", pra "Shmang", por mund ta ketë edhe dedikim për vajzën e saj, e cila është pagëzuar me të njëjtin emër, pra Evita. Veç saj ka shumë emra të tjerë të njohur si përshembull  Manjola Nallbani, Rovena Dilo, e Fifi etj, por nuk mungojnë as prurjet e reja.

LISTA E KËNGËTARËVE QË DO TË MARRIN PJESË

Artisti-Kënga

2 Farm Atomike

Alban Kondi & Lorela Karoshi Melodi

Albina Kelmendi Duje

Anduel Kovaçi Malli

Arsi Bako Sonte dua të jem me ty

Melodajna Mancaku Gjysma e zemrës sime

Elsa Lila Evita

Enxhi Nasufi Burrë

Erma Mici Kozmosi i dashurisë

Evi Reçi Ma kthe

Fabian Basha Një gotë

Fifi Stop

Franc Koruni Në pritje

Genti Hoxha Ajër

Gjergj Kaçinari Dje

Luna Causholli Jetën ta fal

LYNX Nëse ke besim

Manjola Nallbani Dua

Permit of Stay Fobia

Petrit Çarkaxhiu Emri yt mirësi

Rezearta Smaja N’Eden

Rovena Dilo Motit

Sara Kapo Para teje

Serxhio Hajdini Vështirë

Urban Band Në çdo hap

Vanesa Sono Aroma jonë

elsa lila festivali i 61 i kenges

Sondazh

Poll