Art&Argëtim

Do shkonte në emisionin e Donaldit? Einxhel: Kundrejt një pagese të caktuar mund të isha pjesë

Në një video të ndarë në Youtube ku flet për periudhën që ka kaluar në Big Brother VIP, Einxhel u pyet se nëse do të shkonte te emisioni 'Më lër të flas'

28 Tetor 2022, 08:03 Nga A.B
Do shkonte në emisionin e Donaldit? Einxhel: Kundrejt një pagese
Einxhel Shkira dhe Donald Veshaj

TIRANË- Moderatorja Einxhel Shkira nuk e ka mohuar se nëse do t'i ofrohej një shumë parash, do të ishte në emisionin e Donald Veshajt. Në një video të ndarë në Youtube ku flet për periudhën që ka kaluar në Big Brother VIP, Einxhel u pyet se nëse do të shkonte te emisioni 'Më lër të flas'. Ajo u shpreh se nuk do të shkonte as si mikeshë dhe as si kolege mirëpo nëse do ftohej kundrejt një pagese si një person që do flasë nga ana profesionale, atëherë po.

“Nuk është që nuk ka patur tentative që të ftohemi, jo bashkë, veç e veç me sa di unë, por kontakt nuk kemi patur, a do shkoja? Si një mikesh jo, si një kolege jo, si një ish-banore që ka jetuar në të njëjtën shtëpi për shkak të rrethanave sigurisht që jo sepse nuk na lidh asgjë, nuk hy në listën e atyre që mund të iu shkoj në emision, por nga ana profesionale, si person publik, nëse më bëhet ftesa dhe nëse më ofrohet ajo që unë kërkoj për të qenë në një emision, ju  e din çka nuk bëhet me lekë (para) bëhet me më shumë lekë, kundrejt benefitit pse jo, duke qenë se në marrëdhënien time të parë të punës me të (Donaldin) nuk jam paguar, ndoshta kundrejt një pagese të caktuar mund të isha pjesë e emisionit në të kundërtën nuk do të hidhja poshtë të gjitha gjërat e tjera sepse nuk kam arsye që të shkoj si e ftuar”, ka thënë Einxhel.

einxhel shkira donald veshaj

Sondazh

Poll