Art&Argëtim

"Putini duhet të jetë këtu", djali i George dhe Amal Clooneyt vizaton presidentin rus në një qeli

Çifti ka dy binjakë Ella dhe Alexander dhe të dy fëmijët e tyre janë të prirur artistikisht dhe kanë shumë dëshirë që të pikturojnë.

27 Tetor 2022, 20:48 Nga d.a.

"Putini duhet të jetë këtu", djali i George dhe Amal


George dhe Amal Clooney

SHBA- Mesa duket djali i aktorit hollivudian George Clooney dhe avokates së të drejtave të njeriut, Amal Clooney tashmë ka një opinion për politikën.

Çifti ka dy binjakë Ella dhe Alexander dhe të dy fëmijët e tyre janë të prirur artistikisht dhe kanë shumë dëshirë që të pikturojnë. Megjithatë, djali i tyre sigurohet që t'i shprehë bindjet e tij përmes veprave të tij, siç zbuloi Amal Clooney në një panel me Michelle Obama dhe Melinda Gates.

"Djali im vizatoi një fotografi të një burgu një ditë tjetër dhe më tha 'Putini duhet të jetë këtu'," tha Amal Clooney, duke shtuar se Aleksandri 5-vjeçar e shikon punën e saj për "çështjet e Ukrainës" çdo ditë.

Ajo tha se binjakët e saj janë shumë të përditësuar për atë që po ndodh në botë duke parë lajmet, ndërsa djali i saj e ndjek shpesh në punë.

“Mendoj se pas disa vitesh, kur të jenë mbi 5 vjeç, ata do të fillojnë të mësojnë për disa nga këto çështje për të cilat ne po flasim dhe çfarë po ndodh në botë dhe do të na pyesin, “Çfarë bëre për këtë?”, shpjegon Amal.

george clooney amal clooney

Sondazh

Poll