Art&Argëtim

Dikur i përkiste Princ Harryt, Mbreti Charles merr drejtimin e Marinës Mbretërore britanike

Mbreti Charles III vlerësoi Marinsat Mbretërore për "guximin, vendosmërinë, vetëdisiplinën dhe aftësinë e tyre të jashtëzakonshme për të duruar në mjediset më ekstreme".

28 Tetor 2022, 17:56 Nga d.a.
Dikur i përkiste Princ Harryt, Mbreti Charles merr drejtimin e Marinës
Mbreti Charles dhe Princ Harry

BRITANI- Mbreti Charles është shpallur si kreu ceremonial i Marinsave Mbretërore, një pozicion që më parë e kishte mbajtur djali i tij Princi Harry, Duka i Sussex.

Sipas BBC, Mbreti Charles III vlerësoi Marinsat Mbretërore për "guximin, vendosmërinë, vetëdisiplinën dhe aftësinë e tyre të jashtëzakonshme për të duruar në mjediset më ekstreme". Shpallja e Mbretit si Kapiten i ri i Përgjithshëm u bë në 358 vjetorin e themelimit të Marinsave Mbretërore, në tetor 1664 gjatë mbretërimit të mbretit Charles II.

Princi Harry kishte qenë Kapiten i Përgjithshëm i Marinsave Mbretërore derisa u tërhoq nga detyrat mbretërore dhe u transferua në Shtetet e Bashkuara.

Rolin e kishte mbajtur dikur babai i Mbretit, Duka i Edinburgut, dhe gjithashtu gjyshi i tij George VI. Duka i Edinburgut mbajti postin e Kapitenit të Përgjithshëm për 64 vjet përpara se të pasohej nga Princi Harry në 2017. Mbreti tha se ishte "jashtëzakonisht krenar" që ndiqte gjurmët e tyre.

Pozicioni i Princit Harry u hoq në shkurt 2021, së bashku me titujt dhe patronazhet e tij të tjera të nderit ushtarak, pasi ai pushoi së qeni një mbretëror që punonte.

Këtë javë, botuesit e princit njoftuan se kujtimet e tij nën titullin "Spare", me këndvështrimin e tij për këto ngjarje, do të publikoheshin në janar.

mbreti charles iii princ harry

Sondazh

Poll