28 Tetor 2022, 18:18
Nga d.a.
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth takimit të zhvilluar me ambasadorët e QUINT ditën e sotme ku në qendër të bisedimeve ishte çështja e targave.
Kurti u shpreh se qëndrimi dhe kërkesa e tyre ka qenë që vendimi për targat të shtyhet për më shumë muaj, megjithatë ka treguar se s’kanë qenë të njoftuar për planin dhe propozimin e Qeverisë së Kosovës i cili edhe u miratua në mbledhjen e sotme.
Kurti ka treguar se ambasadorët në këtë takim kanë thënë se iu nevojitet të konsultohen me qendrat e tyre për të dhënë mendimin për propozimin e Qeverisë së Kosovës, propozim i cili u votua në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës menjëherë pasi takimit me ambasadorët e QUINT-it.
“Së bashku me ministrin Sveçla, zv.kryeministrin Bislimi dhe minsitren Gërvalla kemi takuar pesë ambasadorët e QUINT-it dhe me atë rast prezantuam qëndrimin tonë. Qëndrimi i tyre ka qenë qe gjithçka të spostohet me kohë për më shumë muaj. Por ne besojmë që kjo ishte zgjidhja më e mirë. Por nuk e dinin këtë propozim tonin dhe thanë se iu nevojitet të konsultohen me qendrat e tyre për të dhënë mendimin me këtë vendim tonin i cili ishte propozim në mbledhjen e fundit të qeverisë” , ka thënë Kurti.
Kurti shtoi se pas bërjes publike të vendimit të qeverisë së Kosovës në lidhje me riregjstrimin e targave, zyrat e ambasadorëve të QUIN-it mund të japin udhëzimet dhe qëndrimet e tyre.
“Ata tashmë janë të njoftuar dhe sigurisht që qendrat aleate mund ta thonë qëndrimet e tyre por edhe më mirë udhëzimin që mund t’i kenë se si në qëllimin tonë të përbashkët, gjithçka të shkojë siç është më së miri”, -shtoi Kurti.
Deri më 31 tetor, sipas Qeverisë së Kosovës, serbët në veri mund të pajisen me targa RKS dhe t’i zëvendësojnë targat që i kanë me akronime serbe për qytetet e Kosovës, sikurse KM, PZ, PR e të ngjashme. BE-ja, por edhe Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Kosovës që të shtyjë për 10 muaj afatin për riregjistrim. Por kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti është shprehur se qeveria nuk do të tërhiqet nga vendimi i saj dhe bëri thirrje për të gjithë serbët e veriut që të regjistrojnë makinat e tyre.
albin kurti reciprociteti i targave kosove-serbi
Bota
28 Tetor 2022, 18:07
d.a.
Putin
RUSI- Një klip interesant u shpërnda në Twitter nga Francis Scar, një korrespondent i BBC-së që ndjek mediat ruse, nga ...
Bota
28 Tetor 2022, 17:46
d.a.
SHBA- Një vepër arti e piktorit abstrakt holandez Piet Mondrian është varur me kokë poshtë në galeri të ndryshme p&eum...
Bota
28 Tetor 2022, 17:38
I.A
Ushtare ruse
RUSI- Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu i tha presidentit Vladimir Putin gjatë një takimi të premten se thirrja për m...
Bota
28 Tetor 2022, 17:33
d.a.
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas mbledhjes së qeverisë dhe takimit të zhvlluar në zyrën e tij me a...
Bota
28 Tetor 2022, 17:36
d.a.
Panda
TAJVAN- Tajvani u ka kërkuar ekspertëve veterinar kinezë që të ndihmojnë në trajtimin e një panda mashkull q&...
Bota
28 Tetor 2022, 17:25
d.a.
Targat
BRUKSEL- Komisioni Evropian shpreson se do të gjendet “një zgjidhje e përshtatshme” për konvertimin e targave, para ...
Bota
28 Tetor 2022, 17:13
d.a.
Pelosi dhe Biden
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden telefonoi sot kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, pasi nj...
Bota
28 Tetor 2022, 17:01
d.a.
Paul Pelosi
SHBA- Paul Pelosi, bashkëshorti i kryetares Nancy Pelosi, u sulmua dhunshëm në shtëpinë e tyre në San Francisko h...
Bota
28 Tetor 2022, 16:39
d.a.
Kurti me ambasadoret e QUINT
KOSOVË- Ambasadorët e pesë shteteve të QUINT-it kanë zhvilluar një vizitë të papr...
Bota
28 Tetor 2022, 16:30
d.a.
Von der Leyen dhe Vucic
SERBI- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në vijim të turit të saj ballkanik ka mbërritur...