Politike

Alfred Moisiu tregon detaje nga takimi me Thaçin: Ishte i shqetësuar, ne vajtëm për t'i inkurajuar

Alfred Moisiu tha se me Thaçin kishin edhe për gjendjen shëndetësore dhe morale të tij brenda mureve të burgut. 

28 Tetor 2022, 16:50 Nga k.m.
Alfred Moisiu tregon detaje nga takimi me Thaçin: Ishte i
Alfred Moisiu

TIRANË- Ish-presidenti Alfred Moisiu ka treguar detaje lidhur me takimin e tij me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në Hagë, ku i fundit ishte i shqetësuar për njollosjen e luftës së Kosovës. Gjatë një interviste për "Euronews", Moisiu tha se me Thaçin kishin edhe për gjendjen shëndetësore dhe morale të tij brenda mureve të burgut. 

“Po biseduam me Thaçin edhe për gjendjen shëndetësore dhe morale dhe si po ecin gjërat. Janë njerëz të vendosur për atë që donin të arrinin dhe e arritën. Shqetësimi i tyre është pse duhet të njolloset lufta e Kosovës,”- u shpreh Moisiu.

Po ashtu, ish-presidenti tha se vizitoi Thaçin në Hagë për t’i treguar botës lufta e Kosovës ka qenë e drejtë.

“Isha në 19 shtator në Hagë, ishim 3 ish-presidentët e Shqipërisë, Mejdani, Topi dhe ish-kryeministri Majko. Nga pala e tyre ishte Pacolli. Ne vajtëm atje për t’i përshëndetur ata dhe për t’i inkurajuar. Arsyeja pse vajtëm atje për t’i treguar që lufta e Kosovës ka qenë e drejtë, nuk mund të quhet luftë terroriste. Po të shikosh presidentin. Thaçi ishte në detyrë dha dorëheqjen dhe e arrestuan. Ai bëri një sakrificë, e bëri për të mbrojtur drejtësinë e luftë së Kosovës,"- tha ai më tej.

alfred moisiu

Sondazh

Poll