Politike

Fluturimet jashtë me charter, Rama vazhdon: Ja sa u shpenzua në vitin 2008

Edi Rama edhe njëherë ka bërë krahasim me shifrat e udhëtimeve të paraardhësit të tij, Sali Berisha, në vitin 2008.

28 Tetor 2022, 16:27 Nga k.m.
Fluturimet jashtë me charter, Rama vazhdon: Ja sa u shpenzua në vitin
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish akuzat ndaj tij lidhur me fluturimet e tij me charter. Me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale, Rama edhe njëherë ka bërë krahasim me shifrat e udhëtimeve të paraardhësit të tij, Sali Berisha, në vitin 2008.

"Tjetër shembull se si shpifja monumentale e miliona € për tregon se si rublaxhinjtë e opozitës e gjobaxhinjtë ekraneve, tallen me përbuzje shqiptarët: Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë. 2008 261.023 Lek të reja, 2022 120.459Lek të reja,"-shkruan kryeministri Edi Rama.

Një ditë më parë u publikuan të gjitha të dhënat që janë marrë nga sistemi TIMS ku janë shënuar hyrjet dhe daljet e kryeministrit. Në dosjen e plotë të publikuar nga hakerat iranianë, shihet se mbizotërojnë fluturimet me "CHARTER - 0000" që në total janë 274. Vetë numri një i qeverisë tha avioni që përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, po një avion i thjeshtë, ndërsa shtoi se shpenzimet i ka të deklaruara në buxhetin e qeverisë. Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar një krim, shpenzimin e mbi 19 milionë eurove në këto udhëtime.

edi rama

Sondazh

Poll