Aktualitet

EMRI/ Sherr me leva në Përmet, plagoset rëndë 33-vjeçari, pritet të sillet në Tiranë për mjekim

Mësohet se dy persona janë konfliktuar për motive që ende nuk dihen, ndërkohë që nga sherri ka mbetur i lënduar një person.

28 Tetor 2022, 15:09 Nga I.A
EMRI/ Sherr me leva në Përmet, plagoset rëndë
Spitali i Gjirokastres

PËRMET- Një sherr me leva ka ndodhur ditën e sotme në Përmet. Mësohet se dy persona janë konfliktuar për motive që ende nuk dihen, ndërkohë që nga sherri ka mbetur i lënduar një person. 

Sherri ka ndodhur në mes të qytetit të Përmetit dhe i lënduar ka mbetur 33-vjeçari Kosta Xhalli. I riu është goditur me levë në kokë dhe në kurrizë. Identiteti i agresorit që është goditur nuk dihet, ndërsa i plagosuri është drejtuar drejt spitalit të Gjirokastrës. 

I plagosuri pritet që të sillët te Spitali i Traumës me helikopter për shkak të gjendjes së rëndë mjekësore. 

sherr ne permet

Sondazh

Poll