Aktualitet

Zhvillonin në mënyrë të paligjshme aktivitetin e lojërave të fatit, arrestohen dy persona në Tiranë

Bastet ata i vinin nëpërmjet aparateve celularë, të cilët dhe u sekuestruan Blutë e kryeqytetit.

28 Tetor 2022, 13:58 Nga e.k
Zhvillonin në mënyrë të paligjshme aktivitetin e
Telefonat e sekuestruar

TIRANË- Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u kapën në flagrancë duke vendosur në mënyrë të jashtëligjshme baste sportive. Bastet ata i vinin nëpërmjet aparateve celularë, të cilët dhe u sekuestruan Blutë e kryeqytetit.

Ta arrestuarit janë identifikuar si Xh.N 28 vjeç dhe M.A 38-vjeç të dy banues në Tiranë. Gjithashtu në gjendje të lirë po hetohet një 32-vjeçar i identifikuar me inicialet E.Ç.

NJOFTIMI I POLICISË:

Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, një rast i veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, në kuadër të operacionit policor të koduar "Fati i lojërave".

Vihen në pranga 2 shtetas që vinin baste sportive, nëpërmjet aparateve celulare. Sekuestrohen 2 aparatet celulare që përdornin këta shtetas.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur 1 rast i kësaj veprimtarie. Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Xh. N., 28 vjeç dhe M. A., 38 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke vendosur baste sportive, nëpërmjet aparateve celulare. Gjithashtu, ka nisur procedimi penal për shtetasin E. Ç., 32 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për kontroll fizik. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

policia tirane

Sondazh

Poll