Aktualitet

EMRAT/ Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen 2 të rinj në Korçë

Blutë e Korçës pasi ndaluan makinën e të rinjve tip "Opel" konstatuan dhe emigrantët e paligjshëm, të cilëve Prendi dhe Pepa u kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Ndërkohë materialet procedurale  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

28 Tetor 2022, 13:43 Nga e.k
EMRAT/ Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen 2
Policia Korçë

KORÇË- Dy të rinj kanë rënë në prangat e Policisë së Korçës pasi u arrestuan në flagrancë duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit. Kështu në prangat e Policisë kanë rënë Kristjan Prendi 19 vjeç dhe Martina Pepa 19 vjeçe të dy banues në Kamzë. 

Arrestimi i tyre u bë në lagjen numër 16 të qytetit të Korçës pas informacioneve të marra nga Policia. Blutë e Korçës pasi ndaluan makinën e të rinjve tip "Opel" konstatuan dhe emigrantët e paligjshëm, të cilëve Prendi dhe Pepa u kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Ndërkohë materialet procedurale  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Korçë/Vijon operacioni policor “Perimetri 197”.

U kapën duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, vihen në pranga 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. P., 19 vjeç dhe i shtetases M. P., 19 vjeçe, banues në Kamzë, Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar në lagjen nr. 16, Korçë, automjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin K. P. dhe pasagjere shtetasen M. P., për të cilët, në bazë të informacioneve të siguruara, dyshohej se transportonin emigrantë të paligjshëm. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u gjetën 9 emigrantë të paligjshëm, të cilëve 2 të arrestuarit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

policia korçe

Sondazh

Poll