Aktualitet

Djali i tij u arrestua për 137 kg kokainë, Ilir Malindi: U ndalua pa prova! Im bir u fsheh maleve e fushave

Ilir Malindi deklaron për mediat se djali i tij, Gentian Malindi është i pafajshëm. Ai shton se prokurori i çështjes duhet të arrestohet pasi po kryen një ndalim pa prova e fakte.

28 Tetor 2022, 11:18 Nga A.B
Djali i tij u arrestua për 137 kg kokainë, Ilir Malindi: U ndalua pa
Gentian dhe Ilir Malindi

TIRANË- Babai i Gentian Malindit, Ilir Malindi ka treguar për mediat se djali i tij u fsheh për gjithë këto kohë nga drejtësia, pasi po akuzohej pa prova. Ai tregoi se në këtë periudhë, Gentiani u fsheh brenda Shqipërisë, në male e fusha. Po ashtu, ai shtoi se vendimi i marrë për arrestimin e tij, është i padrejtë pasi nuk ka prova që tregojnë se i biri ka lidhje me trafikimin e lëndëve narkotike.

'Është shumë e çuditshme mënyra sesi është hetuar nga SPAk, duhet e ditur veten të pafajshëm, ai është fshehur. Në Shqipëri ka qënë, maleve e fushave, meqë filloi procedimi i tij, filloi të lëvizte më tepër, më mirë që ndodhi kjo që ta sqarojë. Kanë filluar hetimet në mënyrën më flagrante, prokurorit i duhen vënë hekurat. Duhet vendim gjykate që ai të marrë provat që vijnë, ai ka shkelur sovranitetin e shtetit shqiptar. 

Këtu të fusin pa prova dhe të kërkojnë prova, ky është shkaku pse im bir u fsheh, kjo as në kohën e Stalinit nuk ka ndodhur. Bëhej arrestimi me prova, kurse këtu të marrin e pastaj kërkojnë prova, as në Afrikë nuk ndodh. I ftoj të gjithë mediat që kur të hapet gjyqi, me datë 4 nëntor në orën 13:00 të jenë aty. Do heqim gjykimin e shkurtuar dhe do shikoni se cfarë provash kanë. Cfarë të them unë'- u shpreh Ilir Malindi, njëkohësisht dhe avokat.

Ditën e djeshme, u arrestua Gentian Malindi, i shpalluri në kërkim që në vitin 2019 për porositjen e 137 kilogramëve kokainë që u gjurmuan e zëvendësuan me oriz. Pas tre viteve në kërkim nga Policia e Shtetit, Malindi ka rënë në pranga e policisë në afërsi të Vorës, teksa lëvizte me mjetin e tij. Në momenti që është ndaluar nga efektivët, Malindi u është prezantuar si qytetar i Kosovës dhe u ka dhënë një mjet identifikimi me emër tjetër. Por, verifikimet e mëtejshme kanë zbuluar se bëhet fjalë për të shpallurin në kërkim.

ilir malindi gentjan malindi

Sondazh

Poll