Aktualitet

3-vjeçari bënte zhurmë! Zbardhet sherri mes fqinjëve tek Kodra e Diellit, autori i ofendoi gruan Shehut dhe e plagosi

Fillimisht ka dalë gruaja e të riut që mbeti i plagosur, Jonian Shehu dhe ka debatuar me Bllacin. Pas sherri me fqinjin, ajo është ankuar të bashkëshorti i saj, të cilit i kishte thënë se Bllaci e kishte ofenduar.

28 Tetor 2022, 11:00 Nga F.M
3-vjeçari bënte zhurmë! Zbardhet sherri mes fqinjëve tek
Foto ilustruese

TIRANË- Shkak për sherri mes dy fqinjëve në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë është bërë zhurma e një fëmijë 3-vjeçar. Ky i fundit, djali i autorit të ngjarjes, Olsi Bllaci ka sjellë shqetësime për familjen që jetonte një kat sipër tyre. Fillimisht ka dalë gruaja e të riut që mbeti i plagosur, Jonian Shehu, 37 vjeç dhe ka debatuar me Bllacin. Pas sherri me fqinjin, ajo është ankuar të bashkëshorti i saj, të cilit i kishte thënë se Bllaci e kishte ofenduar.

Fjalët e gruas kanë bërë që Shehu të shkojë e t’i kërkojë llogari Bllacit, por ky i fundit e ka pritur me armë zjarri.

Olsi Bllaci ka nxjerrë armën e zjarrit, tip pistoletë, që e mbante pa leje dhe ka qëlluar me dy plumba në drejtim të Jonian Shehut. Ky i fundit ndodhet ende në spitalin e Traumës pasi ka marrë një plumb në bark dhe një këmbë. Autori është arratisur dhe është shpallur në kërkim.

jonian shehu olsi bllaci plagosje tek kodra e diellit

Sondazh

Poll