Aktualitet

“Gjatë natës rrodhi sërish gaz”/ Prindërit në Porto Romano kërkojnë mbylljen e shkollës: Të garantohet siguria

Banorët e Porto Romanos kërkojnë që të mbyllet shkolla si masë sigurie për fëmijët e tyre.

28 Tetor 2022, 10:06 Nga A.B
“Gjatë natës rrodhi sërish gaz”/ Prindërit
Prinderit

DURRËS- Shpërthimi në fabrikën 'Gaz Poëer' në Porto Romano ka krijuar panik te banorët e zonës. Prindërit e nxënësve që shkojnë në shkollën 9-vjeçare i kanë dërguar kërkesë bashkisë dhe Zyrës Vendore të arsimit për marrjen e masave nga rreziku që u kanoset si rezultat i aktivitetit të fabrikës së gazit ku janë regjistruar disa incidente të rrezikshme.

Banorët e Porto Romanos kërkojnë që të mbyllet shkolla si masë sigurie për fëmijët e tyre.

Një përfaqësi banorësh u takuan me drejtorin e shkollës 9-vjeçare “Met Hasa” duke kërkuar prej tij mbylljen e institucionit deri në momentin kur autoritetet të shprehen zyrtarisht për sigurinë në zonë. Fabrika, edhe pas rrjedhjes, vijon normalisht veprimtarinë e saj dhe sipas banorëve, edhe natën e kaluar ka pasur rrjedhje gazi prej saj.

“Gjatë natës rrodhi sërish gaz”/ Prindërit

Drejtuesi i shkollës Hajri Nuhu u tha se e ka përcjellë shqetësimin e mësuesve dhe prindërve pranë bashkisë dhe ZVA- së dhe është në pritje të vendimeve të tyre. Banorët shprehen se do të përshkallëzojnë protestën e tyre deri sa të ndërpritet aktiviteti i rrezikshëm i fabrikës në këtë zonë të banuar.

shperthim ne porto romano

Sondazh

Poll