Bota

Deputeti ukrainas: Besoj se Ukraina do ta njohë pavarësinë e Kosovës pas luftës

Ai tha se ky vendim do të merrej në kohë paqeje duke hequr një paralele me luftën e Kosovës për liri,

28 Tetor 2022, 09:27 Nga e.k
Deputeti ukrainas: Besoj se Ukraina do ta njohë pavarësinë e
Olekseiy Goncharenko

UKRAINË- Deputeti ukrainas Olekseiy Goncharenko, i cili është i njohur për qëndrimet e tij pro Koosvës është shprehur se njohja e Kosovës nga ana e Ukrainës mund të ndodhë pas përfundimit të luftës. Duke folur në një prononcim për Kanal 10 në Kosovë ai tha se po të pyetej ishte i gatshëm ta njihte pavarësinë e Kosovës që në këtë moment. 

“Besoj që do të ndodhë menjëherë pasi lufta të përfundojë", tha ai.

Ai tha se ky vendim do të merrej në kohë paqeje duke hequr një paralele me luftën e Kosovës për liri,

“Le ta përfundojmë së pari luftën, sepse është gjëja më e rëndësishme, pasi që ju e keni shpallur pavarësinë 14 vjet më parë dhe mund të pritet edhe disa muaj për të marrë këtë vendim në kohë paqeje” tha ai.

Kujtojmë se Ukraina është mes shteteve që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës. Ndërkohë janë edhe pesë shtete europiane, konkretish Greqia, Spanja, , Rumania, Sllovakia dhe Qipro që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.

olekseiy goncharenko

Sondazh

Poll