Politike

“Rama falsifikoi 28 herë shiritin”, Berisha për dosjen për Metën: Nuk ka asnjë shans për eliminimin e tij, është gjithçka shpifje

Sali Berisha tha se është gjithçka shpifje, duke përmendur videon e Metës me politikanin e ndjerë, Dritan Prifti. 

27 Tetor 2022, 23:53 Nga k.m.
“Rama falsifikoi 28 herë shiritin”, Berisha për dosjen
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal tek akuzat e kryeministrit Edi Rama ndaj Ilir Metës për çështjen e dosjeve të ish-Sigurimit, duke përmendur edhe raste të shkuara. Berisha foli në “Open” e tha se është gjithçka shpifje, duke përmendur videon e Metës me politikanin e ndjerë, Dritan Prifti. 

“Unë kam bërë dy ligje që përjashtonin bashkëpunëtorët e sigurimit e shtetit nga funksionet. Asnjë qëllim tjetër nuk ka përveç eliminimin e Metës. Nuk ka asnjë shans, është gjithçka shpifje. Personi i vetëm që përmendet se është ndjekur për arrati, thotë se nuk e kam biseduar kurrë me Ilir Metën. Në qoftë se Rama futet dhe falsifikon siç bëri 28 herë me shiritin që u gjet nga Instituti i Milanos, shiriti i bisedës. Dvorani thotë se është i pafajshëm Ilir Meta sepse instituti i regjistrimit i ekspertizës deklaron se ka 28 herë copy dhe paste. Dvorani paska qenë ushtari im politik? Pafajësinë Ilir Metës ia ka dhënë Ardian Dvorani.
Unë një gjë kisha, nuk më shtyn mua kurrë dhe në asnjë rrethanë një gënjeshtër ta pranoj për të vërtetë. Ato HEC-e ishin të vonuara dhe ai kishte një shkresë zotëri, i cili drejtohej thoshte, ky vonim që po bën me zbatimin e vendimit të gjykatës më kakushtuar 730 mijë euro. Kjo është e vërteta. Ajo shkresë ekziston. Ardian Dvorani nuk them që është burrë i mirë, simbol i korrupsionit. Po them që nuk është i ndikuar nga unë,”- deklaroi Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll