Aktualitet

Po ndiqej prej kohësh/ Shqiptari nuk bindet urdhërit të ndalimit, policia italiane i zbulon 10 kg drogë në makinë

Seksioni antidrogë i skuadrës lëvizëse të policisë Prato arrestoi 33-vjeçarin, i cili ka histori të mëparshme në veprat penale të drogës.

28 Tetor 2022, 09:31 Nga A.B
Po ndiqej prej kohësh/ Shqiptari nuk bindet urdhërit të ndalimit,
Policia

ITALI- Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane. Ai u kap nga policia me 10 kilogramë drogë në makinë dhe me 1800 euro cash. 

Seksioni antidrogë i skuadrës lëvizëse të policisë Prato arrestoi 33-vjeçarin, i cili ka histori të mëparshme në veprat penale të drogës. Personi, të cilin hetuesit ia kishin vënë syrin prej kohësh, u kap teksa po udhëtonte në makinën e tij përgjatë unazës veriore të Pratos. Agjentët e urdhëruan shqiptarin të ndalonte mirëpo ai përshpejtoi duke u përpjekur të arratisej. Për fatin e tij të keq, ai u përplas me një makinë policie që po përpiqej ta pengonte të arratisej.

I arrestuari kishte me vete edhe 1800 euro cash në total, për të cilat nuk ka dhënë arsyetim se nga vijnë mirëpo policia dyshon se rrjedhin nga aktiviteti i trafikut të drogës. 

33-vjeçari shqiptar u arrestua dhe u vendos në dispozicion të organit gjyqësor kompetent në burgun 'La Dogaia' në Prato./Burimi: Lanazione.it

arrestohet shqiptari ne itali itali

Sondazh

Poll