Aktualitet

U arrestua pas dëshmisë së Dumanit! Gjykata e Lartë refuzon lirimin e ish-shefit të Policisë Lezhë, Leonard Palushi

Palushi u vu në pranga pas dëshmisë së dëshmitarit të drejtësisë Nuredin Dumani. Ai dyshohet se ka bashkëpunuar me grupet kriminale në Elbasan.

28 Tetor 2022, 09:29 Nga F.M
U arrestua pas dëshmisë së Dumanit! Gjykata e Lartë refuzon
Leonard Palushi

TIRANË- Gjykata e Lartë ka refuzuar lirimin e ish-shefit të Policisë së Lezhës, Leonard Palushi, i cili u arrestua në maj të këtij viti pasi akuzohet se informonte kriminelët dhe dekonspironte operacionet e policisë. Gjykata e Lartë e regjistroi më 7 tetor rekursin e Palushit dhe sot, tre javë më vonë u zhvillua seanca. Trupa gjykuese nuk e konsideroi të arsyeshme pranimin e kërkesës së ish-shefit të policisë për një masë më të butë sigurie.

Palushi u vu në pranga pas dëshmisë së dëshmitarit të drejtësisë Nuredin Dumani. Ai dyshohet se ka bashkëpunuar me grupet kriminale në Elbasan.

Sipas dëshmisë së Dumanit, Erjon Alibej, i dyshuar si organizator dhe porositës i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, kishte përdorur njohjet me efektivin e policisë për të devijuar hetimet për vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2020. Më konkretisht, Dumani tha se Plaushi ishte personi që futi armën me të cilën u vra Ramazani në një servis të familjes Manahasa. Vetë Palushi ka mohuar akuzat.

leonard palushi gjykata e larte

Sondazh

Poll