Aktualitet

Ishte arratisur drejt Shqipërisë, 25-vjeçari kthehet ilegalisht në Greqi, vihet në pranga sa kalon kufirin

25-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë publik u kthye përsëri në Greqi, në mënyrë ilegale me ndihmën e tre bashkëpunëtorëve të tij, dy grekë përkatësisht 25 dhe 28 vjeç dhe një 25-vjeçar shqiptar, i cili ndodhej ilegalisht në Greqi

28 Tetor 2022, 08:07 Nga F.M
Ishte arratisur drejt Shqipërisë, 25-vjeçari kthehet ilegalisht
Foto Ilustruese

GREQI- Një 25-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet greke, vetëm pak muaj pasi ishte arratisur drejt Shqipërisë duke menduar se krimet e bëra në vendin fqinj, mund të ishin ‘harruar’.

25-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë publik u kthye përsëri në Greqi, në mënyrë ilegale me ndihmën e tre bashkëpunëtorëve të tij, dy grekë përkatësisht 25 dhe 28 vjeç dhe një 25-vjeçar shqiptar, i cili ndodhej ilegalisht në Greqi.

Të katërt janë futur në Greqi me mjetin e tyre për në Plataria Thesprotia, por aty janë pikasur nga policia greke. Ata janë vënë në pranga. 25-vjeçari akuzohet si ‘anëtar i grupit të strukturuar kriminal’, ‘vjedhje’, ‘grabitje me armë’, ‘armëmbajtje pa leje’.

greqi policia greke shqiptaret ne greqi

Sondazh

Poll