Bota

Lufta/ Spanja ndihmon për herë të dytë Ukrainën, dërgon një tjetër paketë ndihme ushtarake

Paketa e parë përfshinte tetë automjete të blinduara, dy autoambulanca dhe pesë tonë furnizime mjekësore.

28 Tetor 2022, 08:35 Nga A.B

 

Lufta/ Spanja ndihmon për herë të dytë Ukrainën,
Spanja dhe Ukraine

 

UKRAINË- Spanja do t'i vijë në ndihmë Ukrainës me një paketë ushtarake. Këtë e ka konfimuar Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës Oleksiy Reznikov i cili ka treguar se ka biseduar me homologen e tij spanjolle Margarita Robles për çështjen e forcimit të aftësive mbrojtëse të vendit. Shërbimi për shtyp i Ministrisë së Mbrojtjes raportoi lajmin në Telegram, sipas Ukrinform.

"Kam pasur një bisedë produktive me Ministren e Mbrojtjes së Spanjës, Margarita Robles. Faleminderit për mbështetjen tuaj dhe që jeni i pari që siguruat sistemet Haëk për të bërë qiejt tanë më të sigurt. Ne jemi në pritje të një pakete të re ndihme ushtarake, e cila do të arrijë së shpejti”, tha Reznikov.

Në tetor të këtij viti, Ministria e Mbrojtjes e Spanjës ofroi një grup tjetër ndihme për ushtrinë ukrainase, e cila përfshinte tetë automjete të blinduara, dy autoambulanca dhe pesë tonë furnizime mjekësore.

spanja ukraine lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll