Bota

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson planifikon të promovojë “Planin Marshall” për Ukrainën

Një mik i Johnson i cili është i njohur me planet e përshkroi atë si një "plan Marshall për Ukrainën".

28 Tetor 2022, 08:10 Nga e.k
Ish-kryeministri britanik Boris Johnson planifikon të promovojë
Boris Johnson

BRITANI- Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson po konsideron krijimin e një organizate të re për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës pas shkatërrimit nga lufta. Sipas "The Telegraph" me këtë lëvizje Johnson po kërkon të ndërtojë një karrierë ndërkombëtare tani që nuk është më kryeministër.

Mësohet se ish-kryeministri ka ngritur një zyrë në Westminster ku shumë shpejt besohet të nisë nga puna dhe fondacioni ku sipas miqve të tij Johnson do të arrijë që të mbledhë miliona euro për Ukrainën. Një mik i Johnson i cili është i njohur me planet e përshkroi atë si një "plan Marshall për Ukrainën". Roli i Boris Johnson në arenën politike britanike u kuptua që në momentin që ai nuk ia dioli që të dilte si kandidat i konservatorëve duke uruar kështu dhe kryeministrin e ri, Rishi Sunak.

Johnson për shumë njerëz në Ukrainë konsiderohet hero ku dhe shumë rrugë kanë marrë emrin e tij kjo pasi ish-kryeministri britanik vlerësohet për punën e bërë për të ndërtuar një koalicion ndërkombëtar të mbështetjes për Kievin në fillim të luftës.

"Ai është duke punuar në një projekt të madh për të bërë me Ukrainën, i cili do të prekë rindërtimin", tha një burim për The Telegraph.

Johnson do të dalë në skenën ndërkombëtare si një avokat për mbështetjen e Ukrainës në luftën e saj me Rusinë me një vizitë të profilit të lartë në SHBA para Krishtlindjeve. Mësohet se ai ka përgatitur një fjalim për ndërgjegjësimin e njerëzve për gjendjen e rëndë ku ndodhet Ukraina. Ai do të takohet me shumë kongresmenë dhe zyrtare të lartë amerikanë për të ju kërkuar mbështetje për Ukrainën. Kjo pasi në Britani ka një shqetësim për një dobësim të mundshëm të mbështetjes që zyrtarët amerikanë mund t'i japin Kievit.

“Johnson mendon se republikanët do të jenë të butë ndaj kësaj  ka një krah të republikanëve që janë të shqetësuar për pasojat fiskale. Ai dëshiron të sigurohet që kjo të mos ndodhë", shtoi burimi.

Johnson u bë kryetar i Miqve Konservatorë të Ukrainës gjatë konferencës vjetore të partisë Konservatore në fillim të këtij muaji dhe tani dëshiron të ndërtojë mbi këtë rol. Ai gjithashtu dëshiron të fokusohet në sigurimin që Ukraina të marrë armët që i nevojiten për të luftuar forcat ruse. Pavarësisht se nuk ka një rol zyrtar në qeverie ai do të vijojë me planin e tij.

“Boris nuk ka nevojë për një rol zyrtar për të bërë fushatë për Ukrainën", tha ai.

Kjo lëvizje e tij për Ukrainën nuk do ta dëmtojë punën e tij si deputet në parlamentin britanik pasi sipas burimit të The Telegraph ai mbetet i përkushtuar për të përfaqësuar Uxbridge dhe South Ruislip në Commons.

“Ai është i vendosur të mbetet në Parlament. Ai e sheh veten si parlamentar', tha burimi.

lufta ne ukraine boris johnson

Sondazh

Poll