Bota

Putin kërcënon me armë bërthamore, Biden: Kur nuk e ka si qëllim, pse flet akoma?

Putin dhe zyrtarë të tjerë rusë kanë thënë vazhdimisht në javët e fundit se Rusia mund të përdorë armë bërthamore për të mbrojtur integritetin e saj territorial

28 Tetor 2022, 08:26 Nga A.B
Putin kërcënon me armë bërthamore, Biden: Kur nuk e ka si
Joe Biden

SHBA- Presidenti i SHBA Joe Biden nuk beson se Vladimir Putin do të përdorë armët bërthamore, siç ka paralajmëruar. Ai shprehu hapur skepticizmin e tij në lidhje me komentin e presidentit rus.

"Nëse ai nuk ka qëllim, pse vazhdon të flasë për këtë? Pse po flet për aftësinë për të përdorur një armë taktike bërthamore?" tha Biden në një intervistë për NewsNation.

"Ai ka qenë shumë i rrezikshëm në mënyrën se si i është qasur kësaj," tha më tej Biden.

Putin dhe zyrtarë të tjerë rusë kanë thënë vazhdimisht në javët e fundit se Rusia mund të përdorë armë bërthamore për të mbrojtur integritetin e saj territorial, vërejtje të interpretuara në Perëndim si kërcënime të nënkuptuara për t'i përdorur ato për të mbrojtur pjesë të Ukrainës që Rusia pretendon se i ka aneksuar.

Në një intervistë më herët në CNN, zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se ishte e mundur që Rusia po konsideronte përdorimin e të ashtuquajturës bombë të pistë dhe po krijonte një pretekst për të fajësuar Ukrainën./Burimi: Reuters

joe biden putin

Sondazh

Poll