Bota

LUFTA/ Putin: Nëse kërcënohet Rusia do të përdorim armët bërthamore. Zbulohen 83 varre në Dontesk

Gjatë javëve të fundit forcat ruse kanë shënjestruar infrastrukturën energjetike dhe pikat strategjike të akseve rrugore për të bërë kështu një "paralizim" të jetës në vend. Në një deklaratë presidenti rus Vladimir Putin tha se Rusia nuk ka ndërmend të përdorë armët bërthamore por sipas tij nëse perëndimi vijon të kërcënojë Rusinë dhe të dërgojë "armë të pista" në Kiev atëherë ai do të jetë i detyruar që ta shtypë "butonin e kuq". 

28 Tetor 2022, 08:39 Nga e.k
LUFTA/ Putin: Nëse kërcënohet Rusia do të përdorim
Pamje nga vija e pare e frontit

UKRAINË- Lufta në Ukrainë vijon të mbetet e ashpër. Forcat ruse që tashmë pas aneksimit të katër rajoneve në Ukrainën Lindore janë fokusuar gjithnjë e më shumë për të "kapur" Kievin kanë nisur me sulmet e vahzdueshme me dron ku sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy në vetëm dy ditë ushtria ruse ka kryer 32 sulme me dron ndërkohë në total Moska kishte kryer rreth 4,500 sulme me raketa dhe mbi 8,000 sulme ajrore.

Gjatë javëve të fundit forcat ruse kanë shënjestruar infrastrukturën energjetike dhe pikat strategjike të akseve rrugore për të bërë kështu një "paralizim" të jetës në vend. Në një deklaratë presidenti rus Vladimir Putin tha se Rusia nuk ka ndërmend të përdorë armët bërthamore por sipas tij nëse perëndimi vijon të kërcënojë Rusinë dhe të dërgojë "armë të pista" në Kiev atëherë ai do të jetë i detyruar që ta shtypë "butonin e kuq". 

Edhe presidenti amerikan Joe Biden u shpreh se Putin nuk ka ndërmend të përdorë armë bërthomore dhe se ai nuk e kupton se pse lideri rus flet ende për këtë kur e di që kljo nuk do të ndodhë. 

"Nëse ai nuk do ta përdorë atë, pse vazhdon të flasë për të? Pse po flet për aftësinë për të përdorur një armë bërthamore taktike?" Biden tha në një intervistë për NewsNation "Ai ka një mënyrë shumë të rrezikshme për t'u marrë me këtë temë," tha presidenti amerikan.

Ndërkohë rreth 80 varre janë zbuluar në rajonin e Donetsk-ut që nga fillimi i tetorit, 

“Deri më sot, ne kemi regjistruar 83 varre: 33 janë në Sviatohirsk dhe 50 në Lyman. Dy prej tyre janë varre masive të civilëve dhe ushtarakëve,” tha Oleksandra Havrylko, Zëdhënësja e policisë së rajonit Donetsk, gjatë një konference në Qendrën Mediale.

Ndërkohë Vladimir Putin përsëriti thirrjen ndaj Organizatës së Kombeve të Bashkuara që të jetë vigjilente sa i përket "bombave të pista" në Kiev.

volodymyr zelenskyy vladimir putin lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll