27 Tetor 2022, 19:57
Nga k.m.
Foto ilustruese
Institucionet publike mund të kenë ligjërisht të drejtën të refuzojnë dhënien e përgjigjes ndaj kujtdo që kërkon informacion, duke i gjykuar ato vetë si abuzive. Me anë të një drafti, ministria e drejtësisë ka propozuar disa ndryshime në ligjin për informimin publik, ku përveç uljes së gjobave për mosdhënien e informacionit nga 150 mijë në 50 mijë për autoritetin publik, i jep mundësinë institucioneve të mos japin përgjigje, duke i konsideruar veçanërisht ato të përsëriturat, si abuzive.
“Siç është shkruar sot në projektligj, lë vend për abuzime. Nuk mundet dot të merret një vendim i tillë, i njëanshëm”, tha Genta Qendro, avokate.
“Mund të abuzohet në mënyrë të vazhdueshme për të mos dhënë informacion duke pretenduar se kërkesat për informacion janë abuzive”, u shpreh Koloreto Cukali, ekspert media.
Këto ndryshime sipas qeverisë janë të nevojshme për të shmangur vakumin ligjor që krijohet në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, por për ekspertët e medias propozimet as nuk përmirësojnë ligjin për informimin publik dhe as nuk rrisin transparencën. Madje as ulja apo rritja e gjobave sipas tyre nuk është suksesi i respektimit të ligjit.
“Çfarë ndodh sot? Vendoset një gjobë që nuk është ekzekutike e hallakatet me vite të tëra në gjykata. As gjoba zbatohet, as institucioni nuk zë mend. Gjëja që ky ligj ka të nevojshme e të domosdoshme është që kur një gjobë vendoset nga komisioneri të jetë ekzekutive”.
Vetëm gjatë 6 muajve të parë të 2022, pranë komisionerit të së drejtës së informimit kanë mbërritur rreth 600 ankesa kundrejt institucioneve për moskthim përgjigjem, por sipas aktivistëve situata do të përkeqësohet edhe më tej me ndryshimet e propozuara në ligj, ku duket se qeveria synon të kthejë një sistem dictatorial duke penguar punën e medias për informimin e publikut apo duke cënuar të drejtën e qytetarëve për të kërkuar vetë informacion.
“Edhe me ligjin ekzistues që është i mirë, problem është zbatimi. Me këto ndryshime unë pres që situata të rëndohet edhe më shumë. Dhe nuk është dhënë vëmendje problemit që është baza kërkesat nuk marrin përgjigje me mijëra në vit. Kjo shton lehtësi më shumë që të mos jenë transparent”, tha Cukali.
Nëse këto ndryshime miratohen, qeveria do të ketë hapësirën dhe mundësinë për të mbajtur mbyllur në zyra shtetërore informacione me interes publik. Atëherë fjala transparencë nuk do të ketë më kuptim për këtë qeveri dhe do të zërë vend vetëm në fjalorin e gjuhës shqipe./TopChannel
Aktualitet
27 Tetor 2022, 19:09
d.a.
Parlamenti britanik
BRITANI- Ministrave britanik iu tha që t'i jepnin fund 'farsës' rreth kalimeve të emigrantëve, kryesisht shqiptar, ...
Aktualitet
27 Tetor 2022, 19:07
k.m.
Skënder Haluci në seancë
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur që të lërë në fuqi vendi...
Aktualitet
27 Tetor 2022, 18:57
I.A
Foto Ilustruese
FIER- I riu Harald Myftari, i cili u arrestua një jave më parë në Fier me kanabis dhe pajisje për prodhim bit...
Aktualitet
27 Tetor 2022, 18:58
k.m.
Droga e kapur
PRATO- Policia italiane ka arrestuar një 33-vjeçar shqiptar me drogë. Sipas mediave italiane, shqiptari me banim në Pis...
Aktualitet
27 Tetor 2022, 18:50
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- Shtirej si grek por në fakt ishte shqiptar. Madje kishte 14 identitete. Sipas mediave italiane, shqiptari u ndalua nga një...
Aktualitet
27 Tetor 2022, 18:28
I.A
Foto Ilustruese
DIBËR- Një person është arrestuar ditën e sotme në Peshkopi për trafik të lëndëve na...
Aktualitet
27 Tetor 2022, 18:19
I.A
Kokainë
ZVICËR- Policia e Zvicrës arrestoi një trafikant droge shqiptar në stacionin e trenit në Richtersëil ZH të ...
Aktualitet
27 Tetor 2022, 18:12
k.m.
Gentian Malindi
VORË- Policia e Shtetit ka publikuar videon nga arrestimi i Gentian Malindit në Vorë. I shpallur në kërkim pë...
Aktualitet
27 Tetor 2022, 17:28
I.A
Covid
TIRANË- Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. ...
Aktualitet
27 Tetor 2022, 17:06
d.a.
Pamje nga vjedhjet
ITALI- Ditët e fundit, karabinierët e Compagnia di Bra kanë arrestuar gjashtë persona, të gjithë shqiptar&...