Aktualitet

Mbi 1000 euro në xhep e 3 telefona/ Me pranga në duar, VIDEO nga momenti i arrestimit të Gentian Malindit në Vorë

Gentian Malindi u arrestua në kuadër të operacionit "Kuito", ndërsa kanë dalë edhe pamjet. Siç edhe duket në videon e mëposhtme, Maldini del nga mjeti i Policisë me pranga në duar.

27 Tetor 2022, 18:12 Nga k.m.
Mbi 1000 euro në xhep e 3 telefona/ Me pranga në duar, VIDEO nga
Gentian Malindi

VORË- Policia e Shtetit ka publikuar videon nga arrestimi i Gentian Malindit në Vorë. I shpallur në kërkim për trafikun e 137 kg kokainë nga Ekuadori, Gentian Malindi u arrestua në kuadër të operacionit "Kuito", ndërsa kanë dalë edhe pamjet. Siç edhe duket në videon e mëposhtme, Maldini del nga mjeti i Policisë me pranga në duar.

Ndërkohë që me vete, në momentin e arrestimit ka pasur me vete më shumë se 1000 euro dhe lekë shqiptare, po ashtu nuk i mungonin edhe 3 telefona që i përdorte për të komunikuar. 

Mbi 1000 euro në xhep e 3 telefona/ Me pranga në duar, VIDEO nga

Maldini ka qenë në kërkim për sasinë prej 137 kg kokainë të kapur në vitin 2019 në Portin e Durrësit, u arrestua në një automjet në lëvizje në Vorë paraditen e sotme. Në momentin e arrestimit Gentian Malindi u dha policëve mjet identifikimi me emër tjetër, por nuk ua hodhi dot që të largohej edhe kësaj here. Në lidhje me trafikun e drogës, sasi për të cilën u përfshi edhe DEA Amerikane, Gjykata e Posaçme ka dënuar me 15 vite burg Altin Myslihakën dhe me Ardian Begën dhe 12 vite e 6 muaj për Adrian Begën. Myslihaka dhe Bega përfituan nga gjykimi i shkurtuar duke u dënuar përkatësisht me 10 dhe 8 vite e 4 muaj burg. Myslihaka dhe Begaj, me anë të një çante nxorën 22 pako që ata mendonin se ishte kokainë, por nga ana tjetër rezultoi se me dorëzim të kontrolluar ishte pluhur orizi, pasi kokaina e vërtetë ishte kapur në Portin e Pireut në Greqi dhe ishte lënë që të shkonte në destinacionin e saj final. Gjithsej u sekuestruan 500 kg kokainë, por ende nuk ka një përgjigjie e kujt ishte dërgesa dhe ku do të shkonte për t'u magazinuar në Shqipëri.

 

gentian malindi

Sondazh

Poll