Aktualitet

Covid, MSH: Asnjë humbje jete dhe 22 raste të reja në vend

Nga 501 testime të kryera 24 orët e fundit janë shënuar 22 raste të reja, ndërsa në të gjithë vendin kemi 233 pacientë aktivë me COVID-19.

27 Tetor 2022, 17:28 Nga I.A
Covid, MSH: Asnjë humbje jete dhe 22 raste të reja në vend
Covid

TIRANË- Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Nga 501 testime të kryera 24 orët e fundit janë shënuar 22 raste të reja, ndërsa në të gjithë vendin kemi 233 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë.

Njoftimi i plotë:

Numri i i infektimeve në vendin tonë vijon të mbetet i ulët, ku nga 501 testime të kryera, kanë rezulruar pozitivë 22 qytetarë. Gjatë 24 orëve të fundit përhapja e infektimeve nëpër qytete është: 11 në Tiranë,  4 në Durrës, 3 në Poliçan, 2 në Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Lushnje, Selenicë. Gjithsej janë 233 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, ndërsa në spital po marrin trajtim katër pacientë. Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete, ndërsa 27 qytetarë janë shëruar, duke e çuar numrin në 327,897 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 27 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 22
Të shëruar në 24 orë 27
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 501
Testime totale 1,995,648
Raste pozitive 331,723
Raste të shëruara 327,897
Raste Aktive 233
Humbje jete 3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 153
Vlorë 19
Gjirokastër 13
Berat 11
Durrës 11
Fier 10
Shkodër 7
Elbasan 4
Lezhë 4
Kukës 1

covid ne vend covid ne shqiperi

Sondazh

Poll