Aktualitet

U kap me kanabis dhe pajisje për prodhim bitcoin-i, lihet në burg 27-vjeçari në Fier

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj Myftarit të propozuar nga prokuroria.

27 Tetor 2022, 18:57 Nga I.A
U kap me kanabis dhe pajisje për prodhim bitcoin-i, lihet në burg
Foto Ilustruese

FIER- I riu Harald Myftari, i cili u arrestua një jave më parë në Fier me kanabis dhe pajisje për prodhim bitcoini është lënë në 'arrest me burg'. Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj Myftarit të propozuar nga prokuroria.

Mbi të rëndojnë akuzat e “Mashtrimit Kompjuterik”, “Kontrabandë me mallra të tjera” si dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. 27-vjeçari është arrestuar më 20 tetor në Fier ku i janë gjetur një makineri për prodhimin e kriptomonedhave në banesë si dhe kanabis në shtëpi. 

harald myftari

Sondazh

Poll