Aktualitet

U shkarkua nga KPK/ Vettingu 'djeg' përfundimisht ish-kryetarin e Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci

Vendimi sipas trupës gjykuese ka efekt të menjëhershëm duke hedhur poshtë kështu ankimimin e subjektit. 

27 Tetor 2022, 19:07 Nga k.m.
U shkarkua nga KPK/ Vettingu 'djeg' përfundimisht ish-kryetarin e
Skënder Haluci në seancë

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur që të lërë në fuqi vendimin e KPK-së (Komisionit të Pavarur të Kualifikimit) lidhur me shkarkimin nga detyra të ish-kryegjyqtarit të Vlorës, Skënder Halucit. Vendimi sipas trupës gjykuese ka efekt të menjëhershëm duke hedhur poshtë kështu ankimimin e subjektit. 

Njoftim vendimi

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Sokol Çomo relator, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.38/2020, datë 18.09.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Skënder Haluci kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 244, datë 05.03.2020. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 244, datë 05.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Skënder Haluci. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 27.10.2022.

Gjatë kohës kur u hetua në vitin 2020, u pretendua se arsyeja e shkarkimit të Halucit ka qenë mos-justifikimi i pasurisë së kryegjyqtarit. Pritet që Haluci të vendosë nëse do ta ankimojë këtë vendim për në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Haluci doli para KPK-së më datë 3 mars. Sipas trupës gjykuese, Haluci është bërë pronar në vitin 2015 i një toke në Sauk, prej 1400 meta katrorë, ku ka ndërtuar një shtëpi pa leje, e cila ende nuk ka përfunduar procesin e legalizimit. Gjithashtu, kjo pronë nuk përkon me deklarimet e kryegjyqtarit të Vlorës, i cili drejton togat e zeza të këtij qyteti që në vitin 2010.

Ndërkohë, megjithëse aktivitetin kryesor të punës e ka në Vlorë, gjyqtari ka përveç shtëpisë në Sauk, edhe një apartament në Tiranë, të blerë më lirë nga sa e ka blerë edhe vetë pronari i banesës. Probleme kanë dalë edhe për automjetin e tij tip “Benz”, me vlerë 400 mijë lekë, ku si burim për blerjen është paga. Por, KPK nuk është bindur duke theksuar se bilanci është negativ.

skënder haluci vettingu

Sondazh

Poll