Aktualitet

Me doza kokaine gati për shitje, arrestohet i riu në Peshkopi

Mësohet se i riu me iniciale A.A gjatë kontrollit i janë gjetur në trup doza kokainë gati për shitje. 

27 Tetor 2022, 18:28 Nga I.A
Me doza kokaine gati për shitje, arrestohet i riu në Peshkopi
Foto Ilustruese

DIBËR- Një person është arrestuar ditën e sotme në Peshkopi për trafik të lëndëve narkotike. Mësohet se i riu me iniciale A.A gjatë kontrollit i janë gjetur në trup doza kokainë gati për shitje. 

Njoftimi i Policisë:

Në pranga ra shtetasi A. A, i cili dyshohet se shpërndante doza të lëndës së dyshuar narkotike, në territorin e qarkut Dibër.  Gjatë kontrollit, i është gjetur e fshehur në trup, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

arrestohet i riu me kokaine ne peshkopi

Sondazh

Poll