Bota

"Është një lojë e ndyrë dhe vrastare", Putin akuzon perëndimin për përshkallëzimin e situatës në Ukrainë

Presidenti rus u bëri thirrje udhëheqësve perëndimorë që të punojnë për një të ardhme të përbashkët me Federatën Ruse. Ai shtoi gjithashtu se Perëndimi po përpiqet të fshijë historinë ruse dhe ta tregojë atë vend si një horr dhe më pas përmendi disa emra rusë, si Dostojevski dhe Çajkovski.

27 Tetor 2022, 17:40 Nga d.a.
"Është një lojë e ndyrë dhe vrastare", Putin
Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin gjatë një fjalimi të mbajtur sot në seancën e Klubit Ndërkombëtar të Debatit Valdai u shpreh se Perëndimi po punon në disa përshkallëzime në botë pasi po përpiqen të përshkallëzojnë situatën në Ukrainë dhe në Tajvan.

Sipas Guardian, Putin i bëri këto deklrata në fjalimin e tij të përvitshëm në këtë konferencë ku këtë vit tema e sesionit është "Bota post-hegjemonike: Drejtësi dhe siguri për të gjithë".

“Është një lojë e rrezikshme, e ndyrë dhe vrastare e luajtur nga Perëndimi. Ata besojnë se të tjerët nuk kanë të drejta për të drejtat e tyre unike. Njerëzimi ka dy zgjedhje, ose të vazhdojmë me problemet që rëndojnë të gjithë ose të punojmë së bashku.Unë besoj në sensin e shëndoshë dhe gjithmonë kam”, theksoi Putin.

Presidenti rus u bëri thirrje udhëheqësve perëndimorë që të punojnë për një të ardhme të përbashkët me Federatën Ruse. Ai shtoi gjithashtu se Perëndimi po përpiqet të fshijë historinë ruse dhe ta tregojë atë vend si një horr dhe më pas përmendi disa emra rusë, si Dostojevski dhe Çajkovski.

Presidenti rus i krahasoi liderët perëndimorë me nazistët.

“Nëse jeni demokratë, atëherë duhet të pranoni dëshirën e miliona njerëzve për liri”, tha Putin, duke lidhur zonat në Ukrainë që Rusia sulmoi.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan vetëm të dominojnë botën, duke thënë se Perëndimi nuk mund t'i imponojë axhendën e tij Rusisë, si dhe vendeve aziatike dhe islamike.

Perëndimi do të paguajë nëse vazhdon kështu. Nëse do të isha lider perëndimor, do të mendoja për të ardhmen”, tha Putin.

Putin tha se Perëndimi hodhi poshtë përpjekjet e Rusisë për të ndërtuar marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n, sepse synonte ta bënte Rusinë të pambrojtur.

"Moska donte të ishte "mik" me Perëndimin dhe NATO-n, por nuk pranoi përpjekjet e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe për të frenuar Rusinë," pretendoi ai.

Putin shtoi se ai besonte se SHBA kishte diskredituar sistemin financiar ndërkombëtar duke përdorur dollarin amerikan si armë. Putin tha se ai besonte se lëvizjet e vendeve të tjera për të reduktuar varësinë nga dollari amerikan në tregtinë ndërkombëtare do të përshpejtoheshin.

Putin tha se po mendonte vazhdimisht për ushtarët rusë që vdiqën në Ukrainë, por tha se Moska nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të nisë atë që ai e quajti "operacionin e saj special ushtarak".

Putin tha se kostot e konfliktit, përfshirë ekonominë ruse, ishin të pashmangshme dhe se Rusia po forconte sovranitetin e saj. Ai tha se bota po përballet me dekadën më të rrezikshme që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

vladimir putin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll