Bota

"Më ndaluan në hyrje të Beogradit", Bislimi rrëfen se si u kthye pas nga policia serbe

Bislimi shpjegoi se atij nuk i është lejuar që të vijojë rrugën drejt Beogradit, edhe pse kërkesa për vizitë ishte bërë para një jave dhe ishte aprovuar.

27 Tetor 2022, 17:17 Nga d.a.
"Më ndaluan në hyrje të Beogradit", Bislimi rrëfen
Bislimi

KOSOVË- Zëvendës kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, ka folur rreth anulimit të vizitës së tij në Beograd ku do të merrte pjesë në një konferencë.

Bislimi shpjegoi se atij nuk i është lejuar që të vijojë rrugën drejt Beogradit, edhe pse kërkesa për vizitë ishte bërë para një jave dhe ishte aprovuar.

Numri 2 i qeverisë shpjegoi se në mes të rrugës i kishte dalë një makinë policie serbe e cila i kishte informuar se për arsye sigurie vizita e tij në Beograd nuk mund të lejohej.

“Ne kemi bërë kërkesën për vizitë para një jave. Vizita është aprovuar. Kemi kaluar kufirin. Jemi afruar deri te Beogradi. Tek aty na ka dalë një veturë tjetër e policisë që na ka ndalë e ka thënë se për arsye të sigurisë s’mund të bëhet. Po del se është krejt manipulim… Doli një veturë shtesë, ka dalë konvoji dhe ka kërkuar të kthehemi se gjoja ka probleme për siguri. Ka thënë se po kërcënohet siguria”,-u shpreh Bislimi.

Ditën e djeshme zyra e kryeministrisë njoftoi se Bislimi ishte i ftuar në konferencë ku do të fliste për “Kosovën dhe Përspektivën Evropiane të Rajonit”.  Dushan Janjiq, organizator i konferencës në të cilën ishte i ftuar Bislimi, i cili tha se nr 2 të qeverisë i është dashur të kthehet në Kosovë pasi autoritetet serbe nuk i kanë garantuar sigurinë.

besnik bislimi dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll