Bota

Sërish alarm për bombë në disa shkolla të mesme në Shkup, policia evakuon godinat dhe kontrollon zonën

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i gjimnazit “Orce Nikolov”, Mitko Dimovski, i cili tha se pasditen e sotme kanë marrë edhe një e-mail me kërcënim për bombë.

27 Tetor 2022, 16:26 Nga d.a.
Sërish alarm për bombë në disa shkolla të mesme në
policia maqedonase

MAQEDONIA E VERIUT- Një tjetër alarm për bombë është dërguar gjatë ditës së sotme në disa shkolla të mesme në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i gjimnazit “Orce Nikolov”, Mitko Dimovski, i cili tha se pasditen e sotme kanë marrë edhe një e-mail me kërcënim për bombë.

Mesazhi i sotëm është dërguar nga një tjetër adresë emaili, por sërish është për shtatë apo tetë shkolla. Fëmijët u liruan nga shkolla dhe u thirr policia. Diçka duhet bërë seriozisht, nuk mund të ndërpritet mësimi çdo ditë”, tha Dimovski.

Ndërkohë që të njëjtat emaile janë dërguar edhe ditën e djeshme në 8 gjimnaze të ndryshme në Shkup, gjë që ka çuar në evakuimin e nxënësve. Pas kontrollit të ushtruar në godinat përkatëse ka rezultuar se kanë qenë të rreme, ndërkohë policia po punon për zbardhjen dhe kapjen e autorit të ktyre emaileve.

 

policia maqedonase alarm per bombe ne maqedoni mitko dimovski

Sondazh

Poll