Bota

Anulohet vizita në Beograd, Besnik Bislimi kthehet në Kosovë, autoritetet serbe nuk i garantojnë sigurinë

Lajmin e ka konfirmuar Dushan Janjiq, organizator i konferencës në të cilën ishte i ftuar Bislimi, i cili tha se nr 2 të qeverisë i është dashur të kthehet në Kosovë pasi autoritetet serbe nuk i kanë garantuar sigurinë.

27 Tetor 2022, 16:33 Nga d.a.
Anulohet vizita në Beograd, Besnik Bislimi kthehet në Kosovë,
Bislimi

SERBI- Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi nuk ka mundur të shkojë në Beograd ditën e sotme ku do të merrte pjesë në një konferencë dyditore.

Lajmin e ka konfirmuar Dushan Janjiq, organizator i konferencës në të cilën ishte i ftuar Bislimi, i cili tha se nr 2 të qeverisë i është dashur të kthehet në Kosovë pasi autoritetet serbe nuk i kanë garantuar sigurinë.

Janjiq ka konfirmuar se Bislimi edhe zyrtarisht ka anuluar pjesëmarrjen derisa ka shtuar se po përgatitin edhe një konferencë për media lidhur me këtë çështje.

Ai është duke u kthyer në Merdare”, ka thënë Janjiq për Express.

Ditën e djeshme zyra e kryeministrisë njoftoi se Bislimi ishte i ftuar në konferencë ku do të fliste për “Kosovën dhe Përspektivën Evropiane të Rajonit”.

“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, merr pjesë në Beograd, ditën e enjte në konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, në tryezën e diskutimit “Dialogu Diplomatik”, me temë “Kosova dhe Perspektiva Evropiane e Rajonit”, me fillim nga ora 17:00”, thuhej në njoftimin e ZKM-së.

Sipas njoftimit të qeverisë, Bislimi ishte parashikuar të qëndronte në Beograd edhe ditën e premte, ku do të diskutonte për raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

besnik bislimi dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll