Bota

Tragjedi në festë/ Inxhinieri vritet me armë zjarri pasi kurorëzoi dashurinë, detaje nga ngjarja e rëndë në Meksikë

Hetuesit besojnë se personat e armatosur mund të kenë vënë në shënjestër personin e gabuar.

27 Tetor 2022, 16:20 Nga a.l
Tragjedi në festë/ Inxhinieri vritet me armë zjarri pasi
Spanje

SPANJË- Një ngjarje e rëndë është shënuar në Meksikë, teksa një 32- vjeçar është qëlluar për vdekje me armë zjarri pak minuta pasi kurorëzoi dashurinë në ceremoninë e dasmës së tij. 

Inxhinieri Marco Antonio Rosales Contreras, 32 vjeç, u qëllua me breshëri sapo u largua nga ceremonia e dasmës në Carborca.

Videoja e marrë në vendngjarje tregonte gruan e tij, 30-vjeçaren Aracely duke u shoqëruar nga kisha me fustanin e saj të përgjakur të nusërisë. Hetuesit besojnë se personat e armatosur mund të kenë vënë në shënjestër personin e gabuar.

“Hetimet tregojnë se sulmi ndaj Marco Antonio ishte drejtuar ndaj një personi tjetër, i cili po martohej në të njëjtën kohë në një qytet tjetër aty pranë”,- thuhet në një deklaratë të prokurorisë.

Sipas autoriteteve, kjo nuk është e vetmja tragjedi pasi një burrë tjetër u qëllua gjithashtu në dasmën e tij në një qytet fqinj në të njëjtën natë.

marco antonio rosales contreras mexico

Sondazh

Poll