Bota

Përfundon rinumërimi në Bosnje, Milorad Dodik merr mandatin e 3 të Republika Srpska

Raporti për numërimin e përsëritur të votave është miratuar në seancën e sotme të KQZ-së së BeH.  Në periudhën e kaluar, qendra kryesore e numërimit në Zetra numëroi sërish votat nga më shumë se 2000 qendra votimi për nivelin e presidentit të Republikës Srpska.

27 Tetor 2022, 16:41 Nga d.a.
Përfundon rinumërimi në Bosnje, Milorad Dodik merr mandatin e 3
Milorad Dodik

BOSNJE HERCEGOVINË- Kreu i SNSD, Milorad Dodik është presidenti i ri i Republikës Srpska në Bosnje Hercegovinë, pas rinumërimit të votave për nivelet presidenciale dhe nënpresidente të qeverisë.

Sipas mediave serbe, raporti për numërimin e përsëritur të votave është miratuar në seancën e sotme të KQZ-së së BeH.
 Në periudhën e kaluar, qendra kryesore e numërimit në Zetra numëroi sërish votat nga më shumë se 2000 qendra votimi për nivelin e presidentit të Republikës Srpska.

Prokuroria e Bosnjë-Hercegovinës është informuar për të gjitha parregullsitë që janë konstatuar gjatë rinumërimit.

Në Bosnjë në fillim të tetorit u zhvilluan zgjedhjet e organeve drejtuese në rang federal si dhe në të dy pjesët e vendit, në Federatën Boshnjako-Kroate (FBiH) dhe në Republikën Srpska (RS). Shumë i diskutueshëm ishte posti i presidentit të RS. Nacionalisti Milorad Dodik, i cili është prej kohësh në pushtet, fitoi me një avantazh shumë të vogël ndaj politikanes opozitare të PDP, Jelena Triviç. Sipas rezultatit parapak Dodik arriti të merrte 48 përqind të votave, Trivic 43 përqind.

milorad dodik zgjedhjet në bosnjë e hercegovinë

Sondazh

Poll