Bota

Sistemi ETIAS, Von Der Leyen: Është i ndarë nga kriteret për liberalizim vizash

Leyen u shpreh se ky sistem është më i pavarur por dhe shumë i rëndësishëm për BE-në. 

27 Tetor 2022, 10:42 Nga A.B
Sistemi ETIAS, Von Der Leyen: Është i ndarë nga kriteret për
Von Der Leyen

KOSOVË- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen deklaroi ditën e sotme se sistemi ETIAS është ndryshe nga ai i liberalizimit të vizave. Teksa ishte në një konferencë të përbashkët me presidenten e Kosovës, Leyen u shpreh se ky sistem është më i pavarur por dhe shumë i rëndësishëm për BE-në. 

'ETIAS është i pavarur nga ky proces. Është proces shumë i rëndësishëm për BE-në. Ne do të kërkojmë përmes këtij instrumenti teknik që të gjithë që futen në BE të aplikojnë përmes këtij sistemi që do të jetë i pavarur nga kriteret e vizave. Me këtë do të kemi transparencë në lëvizje. Do të vlejë për të gjitha vendet e BE-së.'- tha presidentja e KE-së.

von der leyen ne kosove

Sondazh

Poll