Bota

'Serbia kërcënon me dhunë'/ Osmani: Skenaret ruse nuk do gjejnë vend në Kosovë

Osmani tha se po përdoren skenare nga më të ndryshmet. 

27 Tetor 2022, 10:42 Nga A.B
'Serbia kërcënon me dhunë'/ Osmani: Skenaret ruse nuk
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi ditën e sotme se Serbia po kërcënon me dhunë shtetin e tyre. Në një konferencë të përbashkët me presidenten e Komisionit Europian, Osmani tha se po përdoren skenare nga më të ndryshmet. 

'Serbia është shtet që kërcënon me masa antiligjore pse Kosova po zbaton ligjin, kërcënon me dhunë. Kjo është ajo piktura që ne po kërkojmë. Ajo që ne po bëjmë është të zbatojmë ligjin, si rezultat i kësaj, Serbia po kërcënon me dhunë, ne do punojmë që këto skenare ruse të mos gjejnë vend në vendin tonë. Duhet ta mbrojmë paqen.'- tha Osmani. 

vjosa osmani ursula von der leyen ne kosove

Sondazh

Poll