Bota

Liberalizimi i vizave/ Von Der Leyen në Kosovë: I keni plotësuar kriteret, do bindim KE, shumica është në anën tuaj

Bashkimi Europian do t'i japë Kosovës 75 milionë euro për mbështetje në buxhet

27 Tetor 2022, 10:27 Nga A.B
Liberalizimi i vizave/ Von Der Leyen në Kosovë: I keni plotësuar
Von Der Leyen

KOSOVË- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen deklaroi ditën e sotme në një konferencë me presidenten Vjosa Osmani se Europa nuk është e plotë pa Kosovën. Ajo bëri të ditur se Bashkimi Europian do t'i japë Kosovës 75 milionë euro për mbështetje në buxhet. Po ashtu, ajo shtoi se mbështet Kosovën në liberalizmin e vizave pasi janë përmbushur të gjitha kriteret.

'Ju keni bërë përparim dhe në luftën kundër korrupsionit, jeni duke bërë hapa të mirë dhe në reforma. Ju kam dëgjuar mirë në aspektin e liberalizimit të vizave, ju më keni aleat, e di se sa e rëndësishme është kjo për ju, i keni përmbushur të gjitha standartet. Tani e kemi rikonfirmuar që i keni plotësuar kriteret, detyra jonë është që të bindim të gjithë Këshillin Europian, shumica janë në anën tuaj, duhen shumë përpjekje por mua më llogarisni personalisht. E keni bërë këtë punë për kundër shumë vështirësive dhe luftës shumë të rëndë që Rusia ka bërë ndaj botës. është e pabesueshme se sa e rëndë është shkaktimi i asaj që Rusia ka bërë në Ukrainë. 

Duhet ta trajtojmë këtë krizë, është me rëndësi që të kemi qasje në blerje të gazit, e di që ndoshta nuk është kaq e rëndësishme për Kosovën mirëpo duhet që të përfitoni nga kjo dhe të bleni, duhet të flsini dhe për tavanin për çmimet e gazit dhe për ndikimin që çmimet e karburanteve kanë. Po përpiqemi që të mos i lëmë të shkojnë çmimet shumë lart, tani për tani mund të keni nevojë për mbështetje, do t'ju japim 75 milionë euro për t'ju mbështetur, financimin do ta merrni që nga janari në buxhetin tuaj. 

Kemi dhe financim në grante, 500 milionë për të gjithë rajonin. Ky është mbështetja jonë.

Unë e them që Europa nuk është e plotë pa Kosovën.'- tha Von Der Leyen. 

von der leyen ne kosove

Sondazh

Poll