Bota

Kishte konvertuar targat në RKS, digjet makina e qytetarit serb në Kosovë

Ngjarja ishte e qëllimshme, pasi mjetit sapo ishte bërë konvertimi i targave RKS.

27 Tetor 2022, 10:42 Nga A.B
Kishte konvertuar targat në RKS, digjet makina e qytetarit serb në
Digjet makina

KOSOVË- Mjeti i një qytetari serb, i llojit “Volkswagen” me targa '02 – 626 – FL', është djegur mbrëmjen e djeshme rreth mesnatës në Leposaviç. KosovaPress bën të ditur se ngjarja ishte e qëllimshme, pasi mjetit sapo  ishte bërë konvertimi i targave RKS.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviç. Po ashtu, dy ditë më parë në Leposaviç është djegur edhe mjeti i një efektivi policie nga nacionaliteti serb.

Djegia e makinës vjen pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave ilegale në RKS. Qytetarët e komunitetit serbë që i kanë konvertuar targat janë përballur me skena të dhunshme, duke ua djegur automjetet.

digjet makina e serbit ne kosove

Sondazh

Poll