Bota

FT+VD/ Krim i rëndë në Selanik, babai vret djalin, nëna gjen trupin e masakruar me çekiç në banesë

Mësohet se babë e bir kishte ngritje të herë pas hershme të cilat ishin shtuar në muajt e fundit, 41-vjeçari ka qenë përdorues droge dhe kjo besohet të ketë qenë dhe arsyeja e konflikteve mes tyre. Ai u gjet i mbulura me gjak ndërkohë që kishte shumë fraktura në kokë që dyshohet të jenë shkaktuar nga goditjet e forta me çekiç. 

27 Tetor 2022, 09:09 Nga e.k;f.g
FT+VD/ Krim i rëndë në Selanik, babai vret djalin, nëna gjen
Pallati ku ndodhi ngjarja

SELANIK- Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Selanikun. Një 41-vjeçar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur është gjetur i vrarë nga nëna e tij ndërsa pranë trupit të pajetë ishte dhe babai i viktimës. Deri më tani autoritetet si të dyshuar kryesor të ngjarjes kanë babain. Banorët e lagjes Omirou janë të shokuar nga ngjarja dhe ata thonë se babë e bir kanë patur zënka të shpeshta dhe kanë telefonuar disa herë policinë.

FT+VD/ Krim i rëndë në Selanik, babai vret djalin, nëna gjen
Shtëpia ku ndodhi krimi i rëndë

41-vjeçari ka qenë përdorues droge dhe kjo besohet të ketë qenë dhe arsyeja e konflikteve mes tyre. Ai u gjet i mbuluar me gjak ndërkohë që kishte shumë fraktura në kokë që dyshohet të jenë shkaktuar nga goditjet e forta me çekiç. 

Banorët e pallatit janë shprehur të tronditur nga ngjarja, ndërsa një nga banoret rrëfen edhe momentin se si e mori vesh ngjarjën e rëndë. Ajo thotë se kur nëna e djalit erdhi nga puna bërtiti me të madhe kur pa djalin e mbuluar e mbuluar me gjak dhe atëherë thotë ajo kuptuan se mund të ketë ndodhur diçka e keqe. 

"Më vjen keq për atë që ka ndodhur. Djali pinte drogë ndërsa bashkëshorti kohët e fundit kishte probleme shëndetësore. Ata jetonin në lagje prej vitesh. Djali i kërkonte vazhdimisht lekë për drogë. Ajo u kthye dje nga puna dhe gjeti burrin e saj pa ndjenja dhe djalin e tyre pranë tij të vdekur në një pellg me gjak", tha fqinja, e cila është dhe mikeshë me nënën e viktimës./Dosja.al

greqi babai vret djalin ne greqi

Sondazh

Poll