Bota

"Zombie" i Angelina Jolie tregon si duket në të vërtetë: Nuk kam bërë operacione, fotot janë fotoshop

Ajo u borgos në vitin 2019 nga ushtria revolucionare pasi akuzohet se ka fyer xhihadin. Megjithatë, ylli i medias u lirua pas vetëm 14 muajsh burg. Pas daljes nga burgu ajo ka rrëfyer dhe historinë e saj, pa filtra dhe e sinqertë. Intervistën e ka dhënë në televizionin shtetëror iranian.

27 Tetor 2022, 08:41 Nga e.k
"Zombie" i Angelina Jolie tregon si duket në të
Sahar Tabar

IRAN- Fatima Krishwand ose siç njihet tashmë në rrjetet sociale dhe mediat e huaja "Sahar Tabar", është vajza e apasionuar pas aktorës Angelina Jolie, e cila në përpjekje për t'i ngjarë asaj kreu dhjetëra operacione plastike duke u shndërruar në një "zombi", të paktën kështu e përshkruajnë mediat e huaja. Por e vërteta paska qenë krejt ndryshe.

Ajo u burgos në vitin 2019 nga ushtria revolucionare pasi akuzohet se ka fyer xhihadin. Megjithatë, ylli i medias u lirua pas vetëm 14 muajsh burg. Pas daljes nga burgu ajo ka rrëfyer dhe historinë e saj, pa filtra dhe e sinqertë. Intervistën e ka dhënë në televizionin shtetëror iranian. Mediat e huaja shkruajnë se ajo gjatë kohës që qëndroi në burg u infektua dhe nga Covid-19 por pavarësisht thirrjeve për lirimin e saj nga burgu nuk u mor asnjë masë. 

"Ajo që patë në Instagram ishin efektet kompjuterike që përdora për të krijuar imazhin," tha ajo, sipas Lad Bible, duke treguar një pamje tjetër nga ajo që u shfaq në media. 

"Çdo gjë u arrit përmes grimit dhe fotoshopit. Nuk kam bërë asnjë ndërhyrje kirurgjikale të tillë", tha ajo.

Ajo rrëfen se që e vogël ka ëndërruar që të bëhet e famshme por përpjekjet nuk kanë qenë gjithmionë efikase. Ndër të tjera rrëfen se nëna e saj ka qenë kundër që ajo të bëhet e famshme. Ajo shton se të vetmet ndërhyrja që ajo ka bërë janë ato estetike si në hundë dhe buzë por thekson se foto e publikuar nga ajo në vitin 2017 është rezultat i fotoshopit. /Dosja.al

sahar tabar

Sondazh

Poll