Bota

Kandidoi kundër Putinin në zgjedhjet e kaluara, policia "zbarkon" në shtëpinë e politikanes ruse

Sobchak, 40 vjeçe, bëri emër si një yll televiziv social dhe njihej si 'Paris Hilton ruse' përpara se të bëhej gazetare televizive dhe aktiviste e opozitës.

26 Tetor 2022, 18:53 Nga d.a.
Kandidoi kundër Putinin në zgjedhjet e kaluara, policia
Ksenia Sobchak

RUSI- Hetuesit rusë kanë bastisur shtëpinë në Moskë të Ksenia Sobchak, vajzës së ish-shefit dhe mentorit të Vladimir Putinit pas deklaratave të saj të fundit.

Sipas Skynews, Sobchak, 40 vjeçe, bëri emër si një yll televiziv social dhe njihej si 'Paris Hilton ruse' përpara se të bëhej gazetare televizive dhe aktiviste e opozitës.

Ajo është vajza e të ndjerit Anatoli Sobchak, kryebashkiaku i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike të Shën Petersburgut, ku Putin shërbeu si deputet në vitet 1990.

Sobchak është bërë një kritike e zëshme e presidentit rus, kandidoi në zgjedhjet e 2018 si kandidate e opozitës, por duke siguruar vetëm vendin e katërt dhe 1.7% të votave.

Udhëheqësi i burgosur i opozitës Alexei Navalny pretendon se ajo kandidoi në një përpjekje për ta bërë garën të duket më demokratike dhe e përshkroi atë si një "kandidate liberale parodie".

Sipas agjencive ruse të lajmeve Tass dhe RIA-Novosti, policia bastisi shtëpinë luksoze të Sobchak në periferi të Moskës në lidhje me hetimin e tyre për keqbërje të dyshuar nga drejtori i saj i medias. Kirill Sukhanov është arrestuar me akuza për zhvatje, të cilat ai i mohon.

ksenia sobchak vladimir putin lufta ukraine-rusi anatoli sobchak

Sondazh

Poll