Politike

DOKUMENTI- PD hap zyrtarisht “Primaret” në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, DEL udhëzimi, "problem" e shkuara për secilin

Në dokumentat e nxjerrë nga zyra e shtypit e Partisë Demokratike, bashkë me rregullat dhe kërkesat për kandidim, personat duhet të vetëdeklarojnë edhe të shkuarën e tyre, ku duket se kërkojnë një person "të pastër" dhe pa asnjë cen apo asnjë hesap të hapur me ligjin në Shqipëri apo kudo tjetër.

26 Tetor 2022, 18:22 Nga k.m.
DOKUMENTI- PD hap zyrtarisht “Primaret” në Tiranë,
Foto ilustruese

TIRANË- Janë bërë publike rregullat për kandidatët që do ti bashkohen garës së Primareve në tre nga qytetet më të mëdha të vendit. Bëhet fjalë për Tiranë, Elbasan dhe Durrës. Në dokumentat e nxjerrë nga zyra e shtypit e Partisë Demokratike, bashkë me rregullat dhe kërkesat për kandidim, personat duhet të vetëdeklarojnë edhe të shkuarën e tyre, ku duket se kërkojnë një person "të pastër" dhe pa asnjë cen apo asnjë hesap të hapur me ligjin në Shqipëri apo kudo tjetër.

Fillimisht kandidatët duhet të pohojnë se nuk kanë masa disiplinore në fuqi për shkelje të Statutit të PDSH-së. E më pas përgjigjen për problemet me ligjin, ku kanë listuar edhe pyetjet: A është lëshuar ndonjëherë ndaj jush një urdhër arresti ndërkombëtar?; A është marrë ndonjëherë për ju masa e dëbimit nga një shtet i huaj?; A keni jetuar ndonjëherë jashtë territorit të Shqipërisë për më shumë se 1 muaj?

Në rast se personat e përzgjedhur për të garuar në Primare do të refuzojnë të jenë kandidatë, dega duhet të kërkojë një përgjigjie me shkrim për refuzimin e kandidaturës.

Procesi i primareve që do të nxjerrë kandidatët e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur dhe pritet të mbahen votimet. Mësohet se afati për primaret është vendosur në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike. Si afat për mbylljen e regjistrimeve për kandidatët që do të marrin pjesë, është lënë 6 nëntori dhe për pasojë, kandidatët do të kenë vetëm dy javë kohë për të bërë fushatë.

Nga sot, 18 tetor, deri në 6 nëntor do të zhvillohen negociata me aleatët për evidentimin e kandidatëve që do të marrin pjesë në primare. Më pas, Partia Demokratike do të zhvillojë një proces seleksionues për të gjithë kandidatët që duan të bëhen pjesë e primareve. Më datë 13 nëntor pritet të bëhet prezantimi i kandidatëve që kanë shprehur interes për të qenë në garë për bashkitë. Ndërsa më 4 dhjetor do t’i nënshtrohen votimit nga anëtarësia. Bashkitë që pritet të mbyllen të parat do të jenë Tirana, Durrësi dhe Elbasani, të cilat janë përjashtuar nga datat e mësipërme për shkak të rëndësisë që kanë, ndaj dhe kandidatët për këto tre bashkia do të zyrtarizohen më herët.

 

primaret ne pd lokalet 2023

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll